http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anjëze Gonxhe Bojaxhiu, ishte humanistja e madhe me origjinë shqiptare, që siç ka thënë vetë, i takonte gjithë botës dhe jetën ia kushtoi të varfërve, për të cilën Selia e Shenjtë bëri një përjashtim, duke kapërcyer disa etapa për t?a lumturuar 12 vite më parë. Nënë Tereza u shpall e ?lumturuar? nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për ?më të varfëritë e të varfërve?, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën. Për nobelisten e Paqes, kreu i qeverisë Edi Rama, rezervoi një ligjëratë, prej ku theksoi se kjo datë imponon modesti. Figura dhe shembulli i Nënë Terezës, për kryeministrin tregojnë se sa nevojë ka për vullnetarizëm. Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në moshën 87-vjeçare dhe prehet në selinë e urdhrit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta të Indisë.