http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi te keni plotësuar te gjithë dokumentacionin, sipas ligjit të ri për mbajtjen e armëve, çdo qytetar duhet me parë të kalojë testin teorik, por edhe atë praktik. Për këtë çdokush mund të aftësohet në Akademinë e Armëve ASA. Pas testit teorik, të dhënat hidhen në databazë kompjuterike ku karta e personalizuar ruan çdo informacion mbi përdorimin e armëve. Krijimin e databazës online të armëve po e implementon dhe policia e shtetit. Me një fond fillestar prej 180 mijë dollarësh nga UNDP në çdo komisariat do të instalohen programet për sistemin e të dhënave. Krahas identifikimit të poseduesve në regjistrin elektronik të armëve parashikohet dhe futja e të dhënave mbi plumbat, ndërkohë që pjesë e regjistrit janë dhe armët e policisë, por edhe ato të shoqërive të ruajtjes fizike.