http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë bizneset, të cilat kanë në pronësi shtetas shqiptarë, nuk do të regjistrohen më në sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, por online përmes portalit E-Albania. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi brenda disa javësh. Drejtorja e QKR-së Vasilika Vjero thotë se këto masa po merren për të eliminuar radhët e gjata të cilat lenë me orë të tëra ne pritje bizneset, por u kursejnë atyre edhe kohë. Por si do të bëhet regjistrimi online? Çdo sipërmarrës, i cili kërkon këtë shërbim duhet që fillimisht të çojë të dhënat e kartës së identitetit tek kompania që prodhon kartat në mënyrë që të marrë ?nënshkrimin elektronik?, më pas aplikimi bëhet direkt në faqen e internetit. Përveç regjistrimit, edhe raportimi i bilanceve financiare do të kryhet online. Flukset dhe shtimi i kërkesave për regjistrim, krijoi për disa javë rresht radhë të gjata, vetëm në periudhën korrik - shtator u regjistruan 23 550 biznese të reja.