Dyfishohen fitimet e bankave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse në kohën e krizës shumë biznese diskutojnë ekzistencën dhe shmangien e falimentit, të vetmet që po lulëzojnë në ekonomi janë bankat. Situata duket pak paradoksale pasi instrumenti kryesor për rritjen e fitimit të tyre është kredia, por sot që flasim kredidhënia vijon të jetë në rënie. Megjithatë, fakti është që nga 70 milion dollarë që ishin fitimet e bankave një vit më parë, deri në fund të muajit gusht, fitimi i tyre arriti 110 milion, pothuajse u dyfishua. Por kjo e ka edhe një shpjegim: Kostot i ngarkohen konsumatorit që paguan këstin e kredisë, në kohën që interesi që ato paguajnë për depozitat është në minimumin historik. Në kundërpërgjigje të bankave, edhe bizneset kanë ulur kërkesën për të marrë një kredi. Jo vetëm kushtet për miratimin e huasë, por dhe interesat e larta kanë bërë që ata të shtyjnë në kohë investimin. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, Banka e Shqipërisë konstatoi se kredia për ekonominë ka rënë për të tretin tremujor rresht. Edhe pse politika monetare e saj ka qenë stimuluese për të nxitur huadhënien, në fakt efekti ka ndikuar vetëm një njërin kah: Uljen e fitimeve të atyre që kursejnë në banka!