Debati i brendshëm në PD - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati qe çoi ne largimin e Genc Rulit nga mbledhja e deputeteve demokrate një jave me pare vazhdon te jehoje ne korridoret e selisë me te madhe te opozitës. Per sekretarin e përgjithshëm te PD Arben Ristani, deputetet Ruli, Imami e Bregu u ngritën kundër fjalorit te përdorur nga kryetaret e degëve, qe per dite me radhe bene përgjegjës figurat kyçe te PD për rezultatin qe opozita mori ne zgjedhjet lokale. E ndërsa asnjë mase konkrete nuk ka per këta kryetare degësh, edhe numri 2 Ristani është pozicionuar kundër deklaratave te tyre publike.?Mbase vlen te sqarohet diçka nga ky takim i grupit te deputeteve te PD heren e kaluar kur u diskutua kjo çështje. Ajo qe eshte diskutuar eshte etika, d.m.th nuk eshte problematika ne thelb, sepse te dhënat qe ne kishim ishin qe disa kryetare degesh kishin perdorur retorike fyese ne fjalet e tyre pa permbajtje ne raport me problematikat politike te partise dhe e gjithe çështja nuk ishte pse ata kritikojnë, çeshtja ishte pse nuk jane etike dhe pse flasin me gjuhe te tille. Dhe sigurisht etika është nje kusht pa te cilin ne nuk mund te krijojmë harmoninë e duhur ne strukturat tona?.Por përtej kësaj ngjarje te gjithë kryetaret e degëve do t?i nënshtrohen analizës se si kane punuar ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit. PD hartoi nje raport per kete beteje elektorale qe mban firmën e Ristanit, por tashme ka nisur nje faze e dyte me grupet e punës qe po analizojnë performancen e çdo dege.?Është e kuptueshme qe diku ka performuar mire, diku ka performuar me gabime apo keq. Sigurisht qe ndeshemi para faktit qe ka pjese te anëtarësisë fiktive, ka pjese te seksioneve qe nuk jane te plotësuara, ka titullarë te ketyre seksioneve qe mungojnë, qe kane levizur, qe s kane perfomuar mire, qe nuk kane punuar ne zgjedhjet e kaluara. Kështu qe per te gjitha keto u mendua qe krahas analizes se rezultatit te zgjedhjeve vendore qe kaluan te behej edhe nje riorganizim i PD per t?u bere gati per sfidat e ardhshme.?E gjithe Partia Demokratike qe pas largimit te Sali Berishes nga posti i kryetarit është futur ne nje proces riformatimi, e per Arben Ristanin kjo force politike ka ditur te realizoje nje ndërthurje mes te rinjve dhe te vjetërve ne PD.?Partia demokratike ka nje ndërthurje te mire te përvojës me te rene. Ne jemi përpjekur shume e madje kemi qene ndoshta edhe pak xheloze ne kete pjese qe ta ruajmë kohezionin, ta ruajmë bashkëpunimin mes te vjetrës e te rese. Eshte nje barre e madhe përvoje qe nje pjese e madhe e njerzve ne partine demokratike e trashëgojnë me vite te tera nga e kaluara dhe energjia qe sjell pjesa e re ne PD jane per mua. Sigurisht probleme ka asgjë, nuk shkon vaj, por është nje kohezion shume i mire qe funksionon.?Analiza qe ka nisur ne bazën e Partisë Demokratike pritet te mbyllet javen e pare te nëntorit dhe atëherë do te vendose kryesia e PD per fatin e degëve dhe kryetareve te tyre.