“Vetëm tërheqja nga marrëveshjet zgjidh krizën” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa në Kosovë artikulohet gjithnjë e më shumë se zgjidhja e vetme është dialogu mes krerëve të pesë partive ne vend, partitë opozitare e përjashtojnë mundësinë se kjo tryezë e përbashkët do të sjellë zgjidhje të krizës në vend. Ramush Haradinaj lideri i AAK-së deklaron se një dialog i tillë mund të përdoret si mbulesë për të zbatuar këto marrëveshje. Ndërsa nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Driton Caushi, thotë se ky takim nuk është një mundësi reale ndërsa shton se kriza zgjidhjet me tërheqjen e pakteve te nënshkruara ne Bruskel. Partitë opozitare në Kosovë kanë radikalizuar qëndrimet e tyre, duke bllokuar për të dytën herë me radhe kuvendin përmes hedhjes së gazit lotsjellës. Vetëvendosje, AAK e Nisma kërkojë tërheqjen e qeverisë nga bashkësia e komunave serbe, të nënshkruar në Bruksel dhe nga marrëveshja për kufirin me Malin e Zi. Ndërkohë ambasadori amerikan në Kosovë ngriti shqetësimin se një aksion i tillë politik, rrezikon të sjellë izolimin e Kosovës.

Free Traffic Exchange