Budapest, Meta: Korrupsioni, sfida jonë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korrupsioni dhe krimi i organizuar për kryetarin e kuvendit Ilir Meta janë sfidat kryesore, me te cilat përballet rajoni ynë. Gjate konferencës se 7-të të kryetarëve të parlamenteve te vendeve te Ballkanit Perëndimor në Budapest, Ilir Meta theksoi se pavarësisht progresit qe është bere ne dy dekadat e fundit, vendet tona ende kane shume rruge për te bere.?Rajoni ynë po tregon se demokracia nuk arrihet lehte, dhe mrekullitë nuk ndodhin ne 20 vjet. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe vendosja e shtetit ligjor qëndrojnë si barriera te mëdha ne rrugën e zhvillimit te rajonit tone. Bashkimi Europian po jep ndihmën e tij per ketë, por ritmi i reformave te qëndrueshme ka nevoje te përshpejtohet nga vendet tona nga klasat tona politike. Për te sjelle shembullin e Shqipërisë, ne miratuan reformën territoriale, duke reduktuar numrin e bashkive dhe tani po punojmë me partneret ndërkombëtare per nje reforme te thelle ne sistemin e drejtësisë.?Gjate kësaj konference Meta u ndal edhe tek çështja e Kosovës, duke kërkuar qe te përfundoje procesi i njohjeve të shtetit të ri. Ndërkohe gjate qëndrimit ne Budapest, kreu i kuvendit Meta zhvilloi nje takim edhe me homologun Hungares Laszlo Kover .

Free Traffic Exchange