Gjobat selektive te Besnik Dervishit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky eshte Spitali i Semundjeve te Brendshme ne Qendren Spitalore ?Nene Tereza? ne Tirane i njohur ndryshe si Gjashtekateshi . Pas rikonstruksionit te gjitha ambientet survejohen me kamera dhe per kete ne baze te ligjit, jane te njoftuar si qytetaret ashtu edhe personeli, me ane te ketyre tabelave qe ndodhen si ne porten hyrëse por edhe brenda ambienteve . Por megjithatë, kjo nuk i ka mjaftuar komisionierit per mbrojtjen e te dhenave personale Besnik Dervishi per te gjobitur kete Institucion, duke pretenduar nje tjeter forme tabele. Absurdi i Dervishit shkon edhe me tej: gjobit QSUT se nuk ka hartuar nje rregullore te veçante per përpunimin e te dhenave personale. Me kete logjike, cdo subjekt publik apo privat, duhet te ulet e te hartoje rregullore te posaçme se cfare do beje me fimimet qe realizojne kamerat. Vete qytetaret pohojne se kane dijeni per kamerat e sigurise. Madje qytetaret kerkojne qe kamerat te vendosen edhe ne ambiente te tjera per te zbuluar abuzimet ne pune. Ndersa per komisionerin Besnik Dervishi, QSUT eshte nje subjekt juridik qe ka shkelur ligjin, institucione te tjera nuk jane. E njejta situate si ne QSUT eshte edhe ne Spitalin Eshtarak, tek Senatoriumi, ne kryqezimet e rrugeve ku jane kamerat e policise e te bashkise, ne banka, ne biznese apo ministri. Ai ka zgjedhur te jete selektiv vetem me Qendren Spitalore, duke mos zbatuar te njejtin standard per mijera e mijera subjekte te tjera publike e private.