http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kushtet e mungeses se tregjeve, fermerët ne Korçe janë të detyruar ti shesim mollet me çmim nen kosto, te diktuar nga grumbulluesit e shumices. Keta te fundit shfrytezojne kete situate dhe ne mungese kontrolli, i vendosin cmimet sipas interesit te tyre. Per pasoje ne mungese te fitimeve, ne pjesën me te madhe, fermerët e Dvoranit i shlyejnë vetëm kur shesin prodhimin. Vizion Plus ka kërkuar te kontaktoje me grosistet, por ata nuk janë treguar te gatshëm për te treguar për çmimet qe grumbullojnë mollët e fermerëve, por nuk kane lejuar te filmohet ne mjediset e frigoriferëve. Jashtë kamerave njeri prej tyre tha mollët e cilësisë se pare e grumbulloje me një çmim që varion nga 40 deri ne 45 lek, ndërkohe që prodhimin për industri e marrin me çmime shume herë më të ulta. Nga ana e Drejtorisë se Bujqësisë edhe ne kushte kur vjelja e mollëve sapo ka nisur deri tani janë eksportuar 1500 ton molle për konsum si dhe 980 ton molle industriale.