Vlorë, përmbytet biblioteka - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet nga biblioteka publike ?Shefqet Musaraj? ne Vlore, e cila u përmbyt 8 dite me pare vetëm pas disa orëve reshje shiu. Me shume se 1500 libra janë shkatërruar plotësisht, pasi u zhyten ne ujë per dite me radhe. Drejtori i bibliotekës Çlirim Hoxha thotë se stafi u përpoq te shpëtonte sa me shume libra, por ishte e vështirë te ndalej masa e ujit. Për pasoje, demet ishin te mëdha, madje u shkatërruan edhe botime që ishin vetëm nga një kopje. Biblioteka është vetëm nje nga ndërtesat e përmbytura nga shirat e një jave me pare. Shume zona te tjera te Vlorës përfunduan nen uje dhe demet e shumta qe u shkaktuan vazhdojnë te jene te pranishme edhe sot.

Free Traffic Exchange