Ruli: Jeta e partisë, jo gjeagjëzë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si çdo te premte nënkryetaret, kryetaret demokrate te komisioneve dhe drejtuesit e grupit parlamentar te PD kane zhvilluar mbledhje me kryetarin Basha per te diskutuar rreth ligjeve qe parlamenti do te shqyrtoje javën e ardhshme. Kjo ka qene edhe perballja e pare e deputetit Genc Ruli me kryetarin Basha, pas debatit te zhvilluar nje jave me pare ne mbledhjen e grupit parlamentar, por kete here takimi i kryesisë se grupit ka qene i qete e pa debate, e ndoshta per kete ka ndikuar edhe takimi qe Basha - Ruli kane zhvilluar vetëm per vetëm nje jave me pare.?Kemi mbledhje te tjera për te bere përpara e për te diskutuar. Jeta e nje partie nuk është plot gjeagjeza. Debatet janë gjithmonë konstruktive.?Pavarësisht se Lulzim Basha ka vetëm 2 vjet ne krye te partisë demokratike, e pavarësisht peshës qe ende Sali Berisha ka ne kete force politike; kane qene te rralla momentet kur Basha eshte përballur me kritika brenda forumeve te Partisë Demokratike. Megjithate deputetet me te vjeter te PD, nuk e kane kaluar ne heshtje sjelljen e disa kryetareve te degëve te kesaj partie, te cilët kane sulmuar ish-ministrat dhe kane kritikuar rolin e tyre ne zgjedhjet lokale. Pikërisht per këto deklarata, ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat nje jave me pare Genc Ruli, Arben Imami por edhe Majlinda Bregu i kërkuan Lulzim Bashes te marre masa ndaj tyre.

Free Traffic Exchange