“Mazhoranca po kap drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kritika me e forte e opozitës kundrejt paketës se ndryshimeve kushtetuese për reformën ne drejtësi, qëndron tek ndikimi qe politika ka ne përzgjedhjen e anëtareve te institucioneve te reja qe krijohen ne gjyqësor apo prokurori. Eksperti i PD, ish-Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ilustron këtë qëndrim kundërshtues te opozitës me rolin qe Ministrit te Drejtësisë i jepet ne këto ndryshime kushtetuese. Sipas Partisë Demokratike, per te shmangur kapjen e institucioneve te drejtësisë nga kjo mazhorance, mund te përdorej mekanizmi i miratimit te anëtareve te tyre me 2/3 e parlamentit. Por nje tjetër shqetësim i opozitës është ndërprerja e mandateve kushtetuese siç është rasti i Prokurorit te Përgjithshëm.Megjithatë ka nje vullnet qe deri tani opozita është e vendosur ta respektoje. Ne opinionin prej 55 faqesh qe Partia Demokratike ka hartuar e qe se bashku me paketën kushtetuese i është nisur Komisionit te Venecias janë përfshire vërejtje per secilin prej 58 neneve te kësaj pakete, por edhe pyetje nëse zgjidhjet e propozuara ne këtë dokument, forcojnë apo jo pavarësinë e gjyqësorit e prokurorisë.