Grabitet e plagoset kambisti - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E kane ndjekur qe nga Tirana ku këmbeu paratë dhe e grabiten ne Fier duke e lënë e plagosur. Kambisti Artur Cepelaj ra pre e nje sulmi te armatosur në hyrje të qytetit te Fierit, në rrethrrotullimin e Sheqit të Madh. Ngjarja ndodhi mesditën se premtes, kur Cepelaj, po udhëtonte me mjetin e tij ?Tojota?, e pasi ka kuptuar që po e ndiqnin, ndaloi dhe në këtë moment është sulmuar nga dy persona ende të paidentifikuar. Ata e qëlluan me armë zjarri në këmbë duke e plagosur dhe pas përleshjes me te, kanë arritur ti rrëmbejnë çantën me para, ne te cilen kishte një shumë prej 8 milionë lekësh, dhe janelarguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Cepelaj është dërguar me urgjence në spitalin rajonal të Fierit ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore si dhe grupi i ekspertëve. Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve

Free Traffic Exchange