http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha premton ne Berat ulje te taksave për biznesin dhe rritje te punësimit. Ne vijim te turit te takimeve me qytetaret, Basha foli per problematikat e biznesit te vogël me nje grup tregtaresh dhe përfaqësuesit fasone.?Taksa e pronës do të rikthehet në nivelet që ka qenë dhe të mblidhet sepse këtu nuk mblidhet. Qëllim më të madh se punësimi i njerëzve qeveria nuk duhet të ketë dhe ju siguroj se qëllim më të madh qeveria ime kur të më jepni besimin nuk do të ketë. Ulja e taksave do të jetë në këtë funksion.? Kryetari i demokrateve ka propozuar gjithashtu edhe nivelin e biznesit të vogël në 120 milionë lekë të vjetra si dhe uljen e taksës së qarkullimit.?Për çmimin e energjisë po studiohet ulja e TVSH-së. Do bëjmë simuli me uljen 15% dhe deri me 19% uljen e TVSH-së e energjisë për konsumatorin dhe për industrinë. Të tjera propozime mund ti diskutojmë dhe të vijmë me zgjidhje të tjera. Por një gjë është e sigurt, nëse Shqipëria nuk e bën energjinë, karburantin me një çmim konkurrues më të ulët mundësisht se çdo treg tjetër në Ballkan ?Rrahim ujë në hava!?. Taksa shtesë e qarkullimit do të jetë e para që do të ikë 240 lekë për litër, nuk është pak?.Pas takimit me përfaqësues te biznesit te vogël, Basha u ndal dhe në fshatin Guriçan ku foli me fermerët per mungesën e investimeve ne bujqësi.