http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kreun e sekretariatit te Komunitetit Europian te Energjisë Janez Kopac, marrëveshja mes qeverise shqiptare dhe CEZ, ishte një hap i domosdoshëm dhe gjithçka u zgjidh ne mënyrën me te mire te mundshme. Madje Kopac shkon edhe me tej kur deklaron se, nëse do te kishte ndodhur ndryshe, atëherë Shqipëria do te kthehej nje dekade mbrapa ne rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Janez Kopac nuk ka preferuar te beje asnjë koment mbi deklaratat e opozitës, e cila kërkon me ngulm hetimin e marrëveshjes me CEZ. Ai ka vlerësuar reformat e qeverise shqiptare ne sektorin e energjisë, ndërsa e ka vene theksin tek bashkëpunimi i Sekretariatit te Komunitetit Europian me Ministrinë e Energjisë dhe Parlamentin.