http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hedhja e përsëritur e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ka sjellë reagimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori i të cilit në Kosovë ka thënë se këto sjellje rrezikojë izolimin e vendit. Deklarata e numrit një të diplomacisë amerikanë ne Prishtinë, Greg Delawie pas një takimi që ka mbajtur me presidenten Jahjaga.Greg Delawie:Besoj se parlamenti është vend për diskutim e debat edhe mospajtim, por jo vend i dhunës, armëve dhe shkatërrimit. Do të doja të inkurajoja të gjitha palët të marrin thellë frymë, të pyesin vetën se sa i shërbejnë të ardhmes evropiane sjelljet e këtilla dhe demokracisë dhe rrezikimit të izolimit.Pas takimit me diplomatin amerikan presidentja e vendit ka mbajtur dhe një takim ne zyrën e saj me kryeministrin Mustafa për të diskutuar rreth situatës së tensionuar politike. Ndërsa kryesia e kuvendit të Kosovës ka dalë me një deklaratë të lexuar nga kryepalrmanetari Veseli, i cili tha se me këto veprime po cenohet demokracia ne vend. Ndërsa deputetet opozitare thane se ata nuk do të heqin dore nga aksionet, nëse qeveria nuk heq dore nga marrëveshjet per bashkësinë e komunave serbe me Beogradin dhe kufirin me Malin e Zi. Pavarësisht kontrollit të ashpër fizik në nisje të punimeve, opozita në Kosovë bllokoi sërish seancën me hedhjen e gazit lotsjellës. Kryetari Veseli e cilësoi ketë akt te turpshëm dhe u detyrua te ndërpriste seancën. Tensionimi i situatës në Kuvendin e Kosovës ka sjellë marrjen e masave të ashpra të qeverisë. Krahas njësive speciale që kanë qenë në gjendje gadishmërie jashtë ambienteve të kuvendit, gjatë gjithë ditës helikopterë të KFOR-it kanë fluturuar mbi godinën e kuvendit dhe atë të qeverisë.