http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit i ka shërbyer liderit te opozitës Lulzim Basha si një argument i shtuar për akuzat kundër qeverise e për kërkesën qe çështja e CEZ te hetohet nga ndërkombëtaret. Pas nje takimi me ambasadorin amerikan ne Tiranë Donal Lu, Basha ka bere thirrje qe shumica qeverise t?i hape rruge shqyrtimit e miratimit te projekt-ligjit te propozuar nga partia demokratike. Por pjese e bisedës me diplomatin amerikan ishte edhe çështja e reformës ne drejtësi, per te cilën Basha ka mohuar te ketë pasur presion qe opozita te pranoje paketën e përgatitur nga ekspertet e Komisionit te Posaçëm. Ndërsa me diplomatin amerikan ka diskutuar reformën ne drejtësi, me shefen e misionit te ODIHR per zgjedhjet lokale Basha ka diskutuar çështjen e reformës elektorale. Sipas liderit te opozitës një reforme në letër është e pamjaftueshme pa vullnet politik për zgjedhje të vërteta demokratike.