http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për opozitën ne Kosove, vendi ka hyre ne krize te thelle politike dhe përgjegjësi sipas saj është kryeministri Isa Mustafa. Këtë e thotë per Vizion Plus ne një interviste telefonike, kreu i grupit parlamentar te Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Konjufca sqaron arsyet perse opozita zgjodhi te ndjeke këto metoda bllokuese. Konjufca ben gjithashtu përgjegjëse qeverinë per ngecjen ne procesin e integrimit te vendit, luftën kundër korrupsionit dhe dështimin e sistemit gjyqësor ne vend.