Opozita serish gaz lotsjellës në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita hodhi serish gaz lotsjellës ne sallën e kuvendit kete te enjte, duke e bere te pamundur zhvillimin e punimeve.Kjo ishte mënyra qe ashtu si nje jave me pare ligjvënësit opozitare zgjodhën per te bllokuar seancën.Pak momente pas nisjes se saj, nje grup deputetesh iu afruan foltores se kuvendit dhe me pas u hodh gazi lotsjellës. Kryetari Veseli e cilësoi kete akt te turpshëm dhe u detyrua te ndërpriste seance dhe te thërriste mbledhjen e kryesisë se kuvendit. Sulmi me gaz lotsjellës ndodhi ndonëse deputetët iu nënshtruan kontrollit fizik përpara hyrjes në seance. Pas ndërprerjes se punimeve deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se gazi ishte futur me herët ne parlament me ndihmën e disa personave, pjese e policisë se Kosovës, që pajtohen me veprimet e opozitës. Konjufca pranoi, deputetet kane gaz te mjaftueshëm per ta përdorur serish ne seancat e ardhshme. Opozita ne Kosove eshte e vendosur te bllokoje punën e parlamentit, derisa qeveria te heqe dore nga marrëveshjet e fundit me Serbinë, ate per krijimin e bashkësisë se komunave serbe dhe te vijes kufitare me Malin e Zi, qe i konsideron ne dem te shtetit te Kosovës.