KLSH padit Gjiknurin për çështjen “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa afera CEZ qe turbulloi ujerat politike u duk se shkoi drejt mbylljes, është Kontrolli i Larte i Shtetit qe rindez serish këtë debat. KLSH ka paditur penalisht Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri, pasi sipas këtij institucioni mosmarrëveshja me kompaninë CEZ qe u zgjidh me mirëkuptim, i ka shkaktuar shtetit nje dem ne shumen 479 milion eurove. Bashke me ministrin KLSH ka kallëzuar edhe avokaten e shtetit Alma Hicka, si pale ne këtë proces. Duke ju referuar auditimit te Kontrollit te Larte te Shtetit, evidentohet se Damian Gjiknuri si kryetar i grupit te punës, per te zgjidhur konfliktin me CEZ ka nënshkruar nje marrëveshje, duke marre përsipër riskun e falimentimit te kompanisë, nuk ka asnjë evidence per negociatat, si dhe e ka konsideruar këtë marrëveshje tërësisht si te pabarabarte.?Nisur nga kushti i ?Marrëveshjes së Mirëkuptimit? se blerësi pranon dhe bie dakord që shitësi nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen financiare, operacionale apo çdo gjendje tjetër të shoqërisë dhe se me vazhdimin e blerjes së aksioneve të parashikuar sipas kësaj, blerësi e bën këtë gjë në rrezikun dhe përgjegjësinë e tij. Si rrjedhim, blerësi do të blejë dhe bie dakord të blejë aksionet ?siç janë?, ?ku janë? dhe ?me të gjitha të metat?, shuma prej 95 milionë euro është një dëm i parikuperueshëm, për shkak të njohjes së detyrimeve jo vetëm të pa dokumentuara, por edhe në kushtet e shkeljes flagrante të detyrimeve, ndërsa shuma 384 milionë euro është dëm ekonomik që do të rëndojë financat e shoqërisë, pra te shtetit për shumë kohë, duke kërkuar një regjim të fortë kontrolli financiar.?Nga ana tjetër raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit evidenton se qeveria shqiptare ka miratuar këtë marrëveshje pa asnjë pretendim, edhe pse kompania është keqmenaxhuar gjate kohës qe drejtohej nga ceket, madje pse kreditë e marra nga institucionet financiare ndërkombëtare nuk janë përdorur per investime sikurse është deklaruar.?Nga vlerësimi i realizuar mbi pasqyrat financiare, raportet e auditimit, por dhe raporti teknik i konsulentit të huaj, krijohet bindja se huaja e marrë nga BERZH dhe IFC, nuk është përdorur për investime siç dhe është pretenduar. Huaja është marrë në mesin e vitit 2011, dhe niveli i investimeve të realizuara për vitin 2011 dhe 2012 është 2.7 miliardë lekë ose (19.3 milionë euro). Pra nga vlera e njohur si hua prej 36,7 milionë euro, vetëm 19.3 rezulton të jetë përdorur për investime, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën e përdorimit të huasë. Kreditë, të cilat shteti shqiptar njohu, nuk konfirmohet të kenë sjellë rritjen e kapitalit të programuar. Nga ana tjetër mungesa e investimeve në rrjetin energjetik, i cili në fund mbeti në një gjendje të mjeruar të shtojnë dyshimet për eficencën e përdorimit të huave. Mungesa e analizës, por edhe mos leximi i kujdesshëm i materialit të ekspertit nga grupi i punës, ka çuar në njohjen e padrejtë të një vlere kred...

Free Traffic Exchange