Tenderat, Beqaj: Nuk kam lidhje me kompaninë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sqaron pozicionin e tij ne lidhje me kompaninë informatike Intech+. Pas akuzave te demokrateve se kompania e favorizuar ne tendera është ende prone e ministrit Beqaj, ministri shpjegon se është shkëputur prej saj ne vitin 2013. Sipas zotit Beqaj, aksionet ne kompaninë e themeluar prej tij i janë shitur ish-ortakut para se te merrte detyrën e ministrit. Sipas ministrit te Shëndetësisë kjo akuze por dhe shume te tjera qe jane ngritur ndaj tij, bëhen per shkak reformave te suksesshme ne shëndetësi dhe ne mënyrë te veçante, prishjes se monopoleve te krijuara prej vitesh nga demokratet. Pavarësisht sulmeve ndaj tij, kreu i shëndetësisë deklaroi se do te vijoje reformat dhe nismat e ndërmarra ne këtë sektor te rëndësishëm.