http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka frymëzuar artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe piktorë si Salvador Dali. Që nga sprova e parë e përkthimit të Dante Aligierit ka kaluar 120 vjet, ndërsa sot, në shqip mbërrin një ?Komedi Hyjnore? ndryshe. Botimi më i ri i kësaj vepre vjen në alfabetin brail, per ata që nuk mund të shikojnë. Dorëshkrimet e sprovave të para të përkthimit të ?Komedisë Hyjnore?, nga Luigji Lorekio, shqipërimi i plotë i veprës nga Pashko Gjeci apo edhe më pas nga Mark Ndoja, vijnë të gjitha të ekspozuara për publikun në bibliotekën kombëtare. Kjo ekspozitë nuk mbetet vetëm në kuadrin e botimeve letrare apo të teksteve shkollore. Hyjnorja e Dantes vjen edhe përmes artit vizual. Ekspozita do të jetë e hapur në bibliotekën kombëtare deri më 22 tetor.