Studentët synojnë Gjermaninë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Studion për infermieri ne Tirane, por punën e kërkon ne Gjermani. Sidorela Perrenajsi, studente e vitit te trete tregon se krahas shkollës ka nisur edhe kursin intensiv te gjuhës gjermane. Pas diplomimit ajo do t?i nënshtrohet edhe provimit te gjermanishtes, test qe do t?i japë vizën dhe mundësinë e punës ne spitalet gjermane. Tashme kjo mundësi e ofruar kryesisht nga Gjermania, ka rritur numrin e kërkesave per degët e Infermierisë, Imazherise dhe Fizioterapisë. shumica e studenteve tregojnë se pas diplomimit synojnë punën jashtë vendit. 4500 te rinj ndjekin studimet per degët e Infermierisë, Radiologjisë, Imazherise, Fizioterapisë etj. Per pjesen me te studenteve keto dege kane qene preferenca e tyre e pare. Dekani i Fakultetit te Shkencave Mjekësore, Petrit Bare, tregon se 300 te diplomuar punësohen çdo vit ne spitalet e shteteve te Europes dhe ne kontinente te tjera. Por a duhet te japin provime shtese te diplomuarit ne Shqipëri? Vetem Gjermania ka nevoje per 10 mije infermiere te rinj ne vit. Pak jave me pare qeveria gjermane hapi tregun e punës me Shqipërinë. 250 infermier po trajnohen nga pedagoge gjermane ku krahas kualifikimit po mësojnë intensivisht gjuhen e vendit pritës. Pas nje viti, ata qe do te kalojnë testin e gjuhës sigurojnë menjëherë pune ne shërbimin shëndetësor gjerman. Por krahas kësaj shkolle private, mundësinë e punësimit jashtë, infermieret e kane përmes fakultetit ku diplomohen dhe Ministrisë se Arsimit.

Free Traffic Exchange