http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka denoncuar atë qe ajo e cilëson kaos ne shërbimin diplomatik shqiptar. Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi ka akuzuar shefin e diplomacise Ditmir Bushati se ka reduktuar numrin e personelit ne ambasadën tone ne Gjermani ne nje kohe qe problem i azilkërkuesve ne kete shtet behet gjithnjë e me i mprehte. Por opozita ka vazhduar te denoncoje edhe lirimin nga detyra pa dekret presidencial te ambasadorit tone ne OSBE. Sipas Bumçit kjo sjellje antikushtetuese e Ministrisë se Jashtme rrezikon te gjithë shërbimin tone diplomatik.