Korrupsioni po “mbyt” biznesin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria thellon korrupsionin qe rendon mbi bizneset. Ne nje raport te Forumit Ekonomik Botëror per 140 shtete ne bote, rezulton se vendi ynë është i 70 per korrupsionin dhe i 93 për nivelin e konkurrueshmerise. Shqipëria ka lene pas ekonomi, si Savadori, Kenia, Nepali dhe Zambia, madje në pikë më parë se vendi ynë rezulton të jetë edhe Tunizia. Fusha më problematike që investitorët e huaj kanë raportuar në pyetësorin e ngritur nga ky forum është ryshfeti që paguhet në marrjen e kontratave publike dhe licencave në institucione shtetërore, por dhe në drejtësi. Sipas vlerësimit që i bëhet sektorëve më problematikë, niveli më alarmant i korrupsionit është pagesa e parave në momentin që biznesi i jep shtetit detyrimet fiskale, më pas renditet marrja e shërbimeve publike i cili është mbi mesataren e vendeve të botës dhe në vend të tretë është korrupsioni në sistemin gjyqësor. Në këtë analizë të bërë nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, vendi ynë ka problem në uljen e konkurruëshmërisë së tij nivelin e lartë të taksave krahasuar me rajonin. Në metodën që përdor ky forum për të bërë vlerësimin e ekonomive, sipërmarrëvesve i bëhen pesë pyetje, te cilat jane fokusuar tek dhënia e ryshfetit ne import eksporte, entiteteve publike, pagesat vjetore te taksave, marrje kontratash publike dhe licencash dhe vendime gjyqësore. Në përgjigjen që biznesi jep, vlerësohet sipas shkallës se sa shpesh e kryen një veprim të tillë, i cili renditet nga 1 deri në 7.

Free Traffic Exchange