http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese parashikohej për të dytën herë prania e drejtuesve te OSHEE per të raportuar për ligjin e ri të energjisë, në seance erdhën vetëm shoqatat dhe donatorët e huaj. Kjo mungese solli një reagim të ashpër nga të gjithë deputetët demokratë: Sipas tyre kjo është një papërgjegjshmëri e këtij institucioni, i cili në fakt duhet të vinte në parlament dhe të jepte llogari përse nuk u furnizuan me energji hidrovoret, ditën që u shkaktuan përmbytjet në jug. Partia Demokratike kërkoi një seancë të veçantë raportimi me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, të cilën e akuzon si përgjegjësen kryesore të dëmeve që u bënë në disa zona të vendit si pasojë e përmbytjeve.