Rama me investitorët çeke - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çekia është nje nga vendet qe kane shfaqur interes ne rritje per bashkëpunimin me Shqipërinë ne fusha te rëndësishme. Gjate nje takimi me sipërmarrës e investitorë çeke ne Prage, kryeministri Rama i ftoi ata për t?u dhëne nje impuls te ri raporteve ne sektorë si transporti, infrastruktura, apo edhe ne projektin e rëndësishëm te TAP-it.?Të dyja qeveritë tona janë angazhuar për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë të tjerë, turizëm, transport, bujqësi, energji apo infrastrukturë. Projekti madhor i TAP-it që do të pasohet më gazifikimin e vendit do të rrisë ndjeshëm potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve tona?.Shefi i qeverise shqiptare u ndal edhe tek turizmi, pasi vendi ynë konsiderohet tërheqës nga çeket.?Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit do të jetë një element i rëndësishëm për thellimin e këtyre marrëdhënieve. Ne shikojmë me interes të madh rritjen e numri të turistëve çekë në Shqipëri;14 mijë verën e shkuar, shumë më tepër sesa një verë më parë dhe akoma më tepër se dy sezone më parë. Por edhe kjo shifër është vetëm një sinjal domethënës për sa shumë më tepër Shqipëria mund të thithë. Aprovimi i ligjit të ri për turizmin në Shqipëri krijon hapësira të reja dhe lehtësira të mëdha për çdo investitor që do të dëshironte të përfshihej në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një sektori modern shërbimesh në turizëm.?Edhe kryeministri çek Sobotka ndau me Ramen qëndrimin se raportet ekonomike mes dy vendeve kane nevoje per nje impuls te ri. Në takimin me sipërmarrësit çeke, Rama shoqërohej edhe nga dy ministrat Ahmetaj dhe Klosi.