http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore, të cilat jo vetëm kanë rritur maksimalisht nivelin e gjobave ndaj bizneseve, por po e përballin qeverinë me paradokse të reja në fushën ekonomike. Kështu, rasti i parë është kur një biznes i cili ka marrë një kredi dhe nuk lëshon kupon tatimor, i bllokohet malli. Në këtë moment ai bëhet i pamundur për të shlyer këstin e kredisë. Përveç kësaj ligji i procedurave tatimore i jep të drejtë që edhe kur një sipërmarrës falimenton tatimet janë të parat që duhet të vjelin detyrimet, dhe me nivelin e konsiderueshëm të gjobave të vëna, bankat dalin me duar bosh. Ekspertët paralajmërojnë një shtim të mëtejshëm të kredive me probleme. Mark Crawford, kryetar i Dhomës Amerikane, thotë se këto nisma përveç shtimit të kredive me probleme, falimentojnë biznesin dhe njëkohësisht bëjnë që bankat të bëhen më strikte në miratimin e një huaje. Për Arben Malajn, qeveria në vend që të marrë nisma të cilat mbyllin bizneset, duhet që ë bëjë të kundërtën, të përdorë mjete lehtësuese që ai të interesohet të formalizohet vetë. Ndërsa Dhoma Amerikane thotë se është duke insistuar që qeveria të rishikojë kodin penal dhe ligjin e procedurave tatimore. Kodi penal, ende nuk është miratuar me ndryshimet në kuvend, por është duke u diskutuar në komisione. Me keto amendime, çdo biznes i cili bën evazion fiskal rrezikon 7 vite burg, por shoqatat e kundërshtojnë pasi kjo sipas tyre rrit korrupsionin në tatime e dogana, dhe vendimmarrja mbetet në dorën e një inspektori të thjeshtë.