http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje grup italo-shqiptar i përfshire ne trafikun e drogës, armeve dhe pastrimit te parave u godit gjate nje operacioni te policisë italiane. 24 persona, mes te cilëve 12 shqiptare përfunduan ne pranga pas hetimeve te prokurorisë se Monzas, qe zbuluan se ky rrjet kishte lidhje me mafian kalabreze, Ndragheta. Mes shqiptareve te arrestuar jane edhe dy femra. Gjate operacionit te koduar ?July 2014? u sekuestruan edhe 94 kg kokaine, disa arme, automjete luksoze dhe nje sasi prej 200 mije eurosh cash. Lënda narkotike qe u dorëzohej klientëve, fshihej ne karrocat e fëmijëve qe përdoreshin si mburoje. Trafikantet administronin trafikun e drogës qe vinte nga Spanja dhe Holanda. Sasia e drogës u gjet gjate kontrolleve ne banesa dhe garazhe ose e fshehur ne fundin e dyfishte te automjeteve te përdorura per transportin. Hetimet treguan se bashkëpunimi me Ndraghetan kishte një bazë të fortë falë martesave të kryera mes eksponentëve të grupeve. Kreu i bandës dyshohet të jetë Vladimir Cara. Me shume se 150 forca policore u angazhuan ne operacionin e shtrire ne disa rajone te vendit fqinj, ne Lombardi, Piemonte dhe Emilia Romagna. Gjate operacionit u sekuestruan edhe pasuri te patundshme.