http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me precedentë penalë të mëparshëm, italiani Stefano Botura kishte arritur të transferonte jashtë Shqipërisë mbi 1 miliard lekë. Ai ishte i dënuar në Itali me 8 vite heqje lirie për mashtrim dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol, por prej disa kohësh fshihej në Shqipëri. Sipas policisë, 43-vjeçari Stefano Botura, vetëm brenda 3 ditëve nga data 3 deri më 6 tetor, arriti të nxjerrë jashtë vendit më shumë se 1 miliard lekë. Së bashku me 43-vjeçarin në pranga ra dhe me një shtetas tjetër italian, të dënuar më parë për trafik droge në Spanjë, 47-vjeçarin me iniciale D.P nga Lugano i Zvicrës si dhe një 23-vjeçar nga Fieri i cili jetonte me qera në Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së tyre Italianëve iu konfiskua një aparat i tipit POS në pronësi të një banke të nivelit të dytë. Nëpërmjet kësaj aparature mësohet se Italianët kanë bërë nxjerrjen e disa llogarive nëpërmjet klonimit të kartave. Sipas policisë atyre iu gjetën 60 karta bankare me pronësi të ndryshme. Ekspertët vazhdojnë hetimet në identifikimin e të gjitha llogarive bankare në të cilat janë derdhur paratë nga Botura ndërkohë që gjatë kontrolleve italianëve iu sekuestruan dhe një automjet furiostradë, kompiutera portabël si dhe bizhuteri floriri. Të gjitha dokumentet që iu gjetën me vete ne lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.