Ndryshon legjislacioni në Greqi - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-01 0

Qeveria greke ka marrë masa të rrepta kundër evazionit fiskal. E gjendur nën presionin e vazhdueshëm të Bashkimit Europian dhe FMN, për vazhdimin e dorëzanisë prej kredidhënësve,dhe me parametra tragjik në indeksin e saj ekonomik, Athina ka përgatitur një ligj të ri kundër evazionit, i cili parashikon masa të rrepta kundër evazorëve. Ligji i ri iu imponua Athinës në këmbim të këstit të rradhës prej 2miliardë euro.