http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas fitores historike në Armeni, e cila i dha kualifikimin per ne France 2016, kombëtarja shqiptare e futbollit mbërriti në aeroportin e Rinasit. Mes flamujve kombëtarë e brohoritjeve, futbollistet dhe drejtuesit e ekipit u pritën si heronj nga qindra tifozë në një atmosferë festive. Por veç tifozëve, djemtë e De Biasit, i cili zbriti nga avioni me flamurin shqiptar së bashku me presidentin e FSHF-së Armando Duka, u pritën dhe nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë udhëtoi së bashku me autobusin e kombëtares në drejtim të sheshit ?Nënë Tereza?, aty ku kombëtarja u prit nga tifozët kuq e zi për të vazhduar festën. Te dielën ne stadiumin Yerevan të Armenisë, Shqipëria fitoi me rezultatin 0:3 kundër Armenisë, rezultat i cili siguroi kualifikimin direkt për ne kampionatin Evropian, Francë 2016.