Rama pret kombëtaren shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me mijëra tifozë prej orësh ishin në bulevard. Emocionuese pritja që i bënë heronjve kuqezinj.Me siguri që lojtarët mendonin një pritje prej tirumfatorësh dhe kështu ishte. Kore, të cilat në momentin kur djemtë e kombëtares zbritën nga autobusi vështirë të përmbaheshin. Bashkë me ta nga Rinasi kishte udhëtuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili kishte përgatitur një ceremoni të veçantë mikpritjeje. Kreu i qeverisë, u tha se ishte një ndër ata që nuk kishin dyshuar kurrë në seriozitetin dhe këmbënguljen e ekipit kombëtar. Fati është me ata që nuk dorëzohen, u tha kryeministri djemve të kombëtares. Kualifikimi në Evropianin Francë 2016, ngjarja kulminante e historisë së futbollit shqiptar, duket se ka nxitur qeverinë që bashkë me Federatën e Futbollit, në nismën më të shumëpritur nga tifozët kuqezinj. Me të mbaruar fjalimin, dekoratën e mirënjohjes Rama ia dha kapitenit Lorik Cana. Fjalë falënderimi, dhe mirënjohjeje për trajnerin italo-shqiptar Gianni De Biassi. Tashmë që kombëtarja kuqezi është pjesë e Kampionatit Europain, dhe kreu i qeverisë premtoi se do të bënte gjithçka për të qenë pranë tyre.

Free Traffic Exchange