Autoriteti i Rrugëve për situatën e përmbytjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e kalueshmërisë së rrugëve është përmirësuar që prej ditës së djeshme, edhe pse grupet e punës në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë në momentin që shirat mund të shkaktojnë përmbytje të rrugëve apo rrëshqitje të dherave. Drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika sqaron se devijim ka vetëm rruga Banjë- Drizë, ndërkohë që problem mbetet edhe segmenti Vlorë -Fushë Dukat, i cili është i kalueshëm vetëm në një aks. Autoriteti Rrugor thotë se po bashkëpunon dhe me policinë rrugore për të përballuar trafikun që po shkaktohet për shkak të reshjeve, ndërsa po merren masa për mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë që të përballohet situata në rast se ka shtim të reshjeve të shiut gjatë ditëve që vijnë. Drejtori Xhika shprehet se situata me bllokimin e rrugëve është problematike vit pas viti për shkak të fondeve që kërkon buxheti i mirëmbajtjes së tyre, dhe që janë të papërballueshme për Autoritetin Rrugor. Sipas një studimi të bere, kërkohen 400 milion dollarë për kontrollin total të tyre. Në një projekt me Bankën Botërore, Ministria e Transporteve ka bërë gati një fond prej 150 milion dollarësh, i cili do të alokohet për mirëmbajtjen për 5 vite. 30% e kësaj vlere do të jepet nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga banka botërore dhe partnerët e saj.

Free Traffic Exchange