Gjykata shpall të pafajshëm Ardian Fullanin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky ishte vendimi i gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili shpalli te pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës se Shqipërisë Ardian Fullani, i akuzuar nga Prokuroria per ? shpërdorim detyre? ne lidhje me skandalin e vjedhjes se 713 milion lekeve nga thesari i bankës, si dhe per abuzimet me blerjen e ish-hotel ?Dajtit?. Si rralle ndonjëherë vendimi u shpall ne te njëjtën dite qe edhe Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj ku kërkoi shpalljen fajtor te Fullanit dhe dënimin me 5 vite burg. Organi i akuzës argumentoi se Fullani nuk ka zbatuar vendimet e Këshillit Mbikëqyrës, duke i lënë terren të hapur vjedhjes së parave nga thesari i shtetit, vepër për të cilën është dënuar Ardian Bitraj, dhe kolegia e tij Mimoza Bruzia. Në lidhje me akuzën e dytë që rëndon ndaj Fullanit, Prokuroria tha se tenderi për blerjen e Hotel ?Dajtit? 30 milionë euro, ishte formal, pasi hoteli ishte blerë. Edhe mbrojtja kërkoi pafajësi per ish-guvernatorin, duke i cilësuar akuzat ndaj tij si te pabazuara dhe te fryra mediatikisht. Vete ish-guvernatori nuk ka qenë i pranishëm ne asnjë prej tre seancave që u zhvilluan ne Gjykatën e Tiranës. Ne seancën e pare avokati kërkoi gjykim te shkurtuar. por pa pranuar akuzën.

Free Traffic Exchange