http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjisë Florion Mima, dhe ish zv/ministri Enno Bozdo janë kallëzuar penalisht në Prokurori për shpërdorim detyre. Padinë e ka bërë Ministria e Energjisë, e cila udhëhiqet sot nga Damian Gjiknuri, në bazë të një raporti auditimi që është bërë me zbatueshmërinë e procesit të privatizimit të 4 Hec-eve të cilat iu dhanë kompanisë Kurum. Sipas Ministrisë së Energjisë, Mima dhe Bozdo i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 3.4 milion eurosh.?Nga përllogaritjet e kryera nga auditimi, përveç parregullsive në procedurë, rezulton se blerësi duhet të paguante vlerën e rregullimit prej rreth 3.4 milion Euro për HEC Ulëz-Shkopet, shumë e cila përbën dëm ekonomik për interesat e shtetit dhe përfitim të pa drejtë për blerësin. Deklarata e përfundimit të shitjes për këtë HEC është nënshkruar nga ish zv. Ministri Enno Bozdo. Për HEC Bistrica 1 dhe 2 nuk rezulton të ketë vlerë rregullimi në çmimin e shitjes?Auditi ka konstatuar se veçanërisht ish-zv/ministri Bozdo ka kryer veprën penale të mosveprimit me pasojë dëmin ekonomik, pasi nuk ka ngritur grupin e punës për të përgatitur bilancet e shoqërive që u privatizuan, nuk janë bërë llogaritjet për për dividetntët e shitësit dhe nuk janë bërë po ashtu llogaritjet edhe për vlerën e investimit të KESH në hidrocentralin e Ulzës dhe Shkopetit.?Kjo shumë vjen nga mos rregullimi i çmimit të shitjes me elementët e përcaktuar në formulën e llogaritjes së vlerës neto të aktiveve në përfundim, të cilat janë si më poshtë: Fitimi i vitit 2012 në shumën 1,267,867.94 Euro; investime të kryera në vitin 2012- 2013 në shumën 605,130.98 Euro dhe fitimi deri në 31.05.2013 në shumën rreth 1,540,000.00 Euro.?Ministria sqaron se duke qenë se Florjon Mima dhe Enno Bozdo kanë qenë personat që kryenin funksionet më të larta publike me veprime aktive dhe mosveprime janë përgjegjës për këto pasoja në dëm të buxhetit të shtetit. Të kontaktuar nga Vizion Plus, Mima dhe Bozdo deklaruan se sa ishin njohur me kallëzimin dhe thanë se do të kenë një deklaratë sqaruese në vijim. Paraprakisht konstatuan se ajo marrëveshje privatizimi ka kaluar me votat e parlamentit dhe jo me firmën e tyre, ndërsa Z.Mima e konsideroi kallëzimin si një turp për ministrinë. Në vitin 2013-të shteti shqiptar i shiti me tender të hapur kompanisë Kurum 4 hece: Bistrica 1 dhe 2 si dhe atë të Ulzës dhe Shkopetit, kundrejt një vlere prej 110 milion eurosh.