Meta për përmbytjet në jug - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kualifikimi i kombëtares ne France 2016 ka sjelle edhe urimet e kryetarit te kuvendit Ilir Meta, edhe pse ne këndvështrimin e tij prioritet për qeverinë eshte situata e përmbytjeve ne jug te vendit. Ilir Meta ka shfrytëzuar nje takim me përfaqësi te shoqatave shqiptare ne Itali, per te kërkuar me shume vëmendje per qytetaret qe po përballen me reshjet e shiut.?Duhet bere akoma me shume, situata është shqetësuese. shpresoj qe gëzimi i kualifikimit te mos çoje ne zbehjen e vëmendjes ndaj këtij problem real?.Nje dite me pare kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha sulmuan njeri -tjetrin ne rrjetet sociale. Kryeministri postoi fillimisht një njoftim qe per shkak te shiut te rrëmbyeshëm ishte i pamundur organizimi për te pare ndeshjen ne parkun e kryeministrisë, e me pas ne nje tjetër postim sulmoi opozitën qe ben politike edhe me shiun. Por kryetari i PD ne facebook shkroi se ky është reagim i nje te papërgjegjshmi qe nuk ja ndjen per njerëzit, por vetëm per lojën e vet.