http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s vendos këtë te hëne, nëse do te përfshije në axhenden e diskutimeve propozimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilëve e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe rreth njëzet prej tyre e kanë miratuar tashmë kërkesën e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO. Çështja e pranimit të Kosovës do të votohet më 20 tetor dhe nëse rezultati është pozitiv, vendimi përfundimtar merret nga Asambleja e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor. Pranimi i Kosovës në këtë organizatë, do të ishte edhe një hap para drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia e ka kundërshtuar fort kërkesën per anëtarësimin e Kosovës dhe vetëm nje dite me pare kryeministri Vucic përmes nje letre u kërkoi vendeve anëtare te UNESCO-s te mos e mbështesin ate, duke e konsideruar te pabaze nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare dhe nga paaftësia sipas tij e Kosovës per te ruajtur monumentet serbe te kulturës. Megjithatë, serbet nuk kane arsye per te qene optimiste, për shkak te numrit te vendeve qe jane shprehur pro kërkesës.