http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka bere mrekullinë, duke u kualifikuar per here te pare ne historinë e saj ne finalet e një europiani. Vetëm disa dite pas humbjes shokuese ne shtëpi ndaj Serbisë, kuqezinjtë e Xhani De Biasit kane gjetur forcat, duke fituar pikërisht ne ndeshjen e fundit te grupit I, ne Jerevan ndaj Armenisë vendase me rezultatin e thelle 3-0. Një fitore qe e çon kombëtaren shqiptare ne kuotën e 14 pikëve ne nje bilete direkte per ne France 2016, e duke lëne ne vend te trete me dy pike me pak Danimarkën, e cila i duhet te luaj ne ndeshjet e playofit per te arritur kualifikimin. De Biasi kishte reflektuar per ketë takim, duke bere disa ndryshime dhe ne një skeme sulmuese qe ne minutat e para. E nëse rasti i pare u takoi armeneve kur ne minutën e 7 Movsasian ne nje goditje dënimi tentoi portën, por hasi ne rezistencën e Berishës, me pas gjithçka ne pjesën e pare foli per kombëtaren shqiptare. Ne minutën e 9 pas një goditje te Bashes dhe me presionin e Gashit, Hovhanisjan e çoi topin ne portën e tij. Goli u dha zemër kuqezinjve e qe ne minutën e 23 pas nje goditje dënimi te Memushaj, Xhimshiti mposhti portierin kundershtar. Ne avantazh te dy golave gjithçka u be me e lehte për skuadrën e De Biasit përballë nje skuadre qe nuk kishte asnjë interes ne ketë ndeshje, duke administruar me qetësi rezultatin, u mbrojt mire duke pritur momentin per te goditur epërsi. Dhe ne minutën e 76 erdhi edhe goli i trete qe vulosi edhe rezultatin me sulmuesin Armando Sadiku. Kjo ishte dhe autokritika me e mire per kombëtaren shqiptare qe vinte pas dy humbjeve ne shtese me Portugalinë dhe Serbinë, por qe tashme shkruan historinë e saj me germa te arta ne te paren kualifikim ne elitën e me te mirëve.