Prençi: Situata nën kontroll - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një raportim te posaçëm per situatën e përmbytjeve, zyra e emergjencave civile bën te ditur se janë marre masat per strehimin e familjeve te evakuuara në Vlorë dhe Fier. Drejtori i Emergjencave, Shemci Prenci, tha se situata është nen kontroll. Prenci tha se është ndërhyre për zhbllokimin e akseve rrugore ku ka shembje dherash, në Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Ekipet jane ne gadishmeri ne çdo prefekture ku ka probleme me përmbytjet, ndërsa janë vënë në dispozicion motopompa për thithjen e ujit nga banesat dhe garazhet.