KESH nuk do të importojë më energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korporata Elektroenergjitike nuk do të kryejë më import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën që ka tregu në Shqipëri. Burime nga Enti Rregullator i Energjisë bëjnë me dije se ky detyrim, me modelin e ri të tregut, do t?i kalojë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, i cili më pas e shet e atë te konsumatori fundor. Deri tani OSHEE ka kryer importe vetëm për të mbuluar humbjet në rrjetin e energjisë, dhe pjesën tjetër që i duhej, edhe nëse nuk kishte prodhim të mjaftueshëm, KESH duhet ta blinte jashtë. Kjo ka shtrenjtuar mjaft kostot për korporatën dhe ka vështirësuar gjendjen e saj financiare, duke qenë se çmimin, me të cilin i shet energjinë kompanisë së shpërndarjes e ka të rregulluar me vendim të ERE-s dhe në shumë raste dilte me humbje. Burime konfidenciale thonë për Vizion Plus se ndryshimi i modelit të tregut, i cili është përcaktuar edhe në ligjin e ri të energjisë ka bërë që kompanitë OST, OSHEE dhe KESH të mos kenë gati ofertat për tarifat e reja të 2016-ës me të cilën i ofrojnë shërbime njëra - tjetrës, pasi ende nuk kanë dalë aktet nënligjore. Ndryshimi i tregut do t?i zbresë KESH-it detyrën e importit, dhe energjinë që i tepron mund ta eksportojë, por në këtë moment përmbysen dhe parashikimet e planeve financiare të këtyre ndërmarrjeve. Megjithatë në një mbledhje të fundit, Enti Rregullator morri këtë vendim, i cili zgjat afatin deri në fund të këtij viti të detyrimeve që KESH.sha. ka për të mbuluar nevojat e importit. Gjendja financiare e KESH ka qenë e përkeqësuar ndjeshëm, kjo pasi në vitin 2012-të përveç importeve për furnizuesin publik, ai nisi t?i kryente edhe për humbjet e kompanisë së shpërndarjes që në atë kohë menaxhohej nga çekët, duke i krijuar një kosto shtesë që llogaritet te jete afro300 milion euro. KESH ishte zhytur në borxhe dhe faturat ndaj hidrocentraleve të vegjël arriti t?iu shlyente vetëm në prill të këtij viti.