Gjykata liron Marsel Qeleshin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Marsel Qeleshi 18 vjeçari nga kryeqyteti, i cili goditi me një gur autobusin e kombëtares serbe teksa ata po udhëtonin nga Rinasi drejt Tiranës. Ai u paraqit ketë të diele ne gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, për tre akuzat e ngritura nga Prokuroria: Shkatërrim prone, prishje e qetësisë publike dhe veprime te dhunshme ndaj personave te mbrojtur ndërkombetarisht. Per te treja këto akuza, Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg. Vete 18 vjecari ka pranuar se qëlloi me gur autobusin, por ketë e kishte bere ne gjendje te dehur. Ndryshe nga pretendimet e Prokurorisë, gjykata ne përfundim vendosi qe Marsel Qeleshi te lirohet. Ai do të hetohet ne masën detyrim paraqitje. Avokatja mbrojtëse e tha se i riu është jetim dhe aktualisht është duke vazhduar një kurs profesional. Incidenti me protagonist Marsel Qeleshin solli edhe tension diplomatik mes Tiranës dhe Beogradit zyrtar. Qeveria serbe beri një note proteste, por ajo nuk u pranua nga ambasadori ynë ne Beograd. Pas këtij refuzimi, autoritetet ne Beograd vendosen qe te ndërpresin komunikimin per 6 muaj me përfaqësinë tone diplomatike ne Beograd.