http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas situatës së vështirë të krijuar në jug të vendit si pasojë e përmbytjeve. Në një status në rrjetin social facebook, ai shprehet se situata e rëndë për qindra familje në Fier e Vlorë, por dhe në qytete e fshatra të tjera të jugut ka krijuar pasoja dramatike. Kreu i opozitës i kërkon qeverisë të mobilizohet me gjithçka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz, pasi jeta e qytetarëve është prioritet absolut. Basha bën apel që të veprohet me shpejtësi dhe te zbritet në terren me te gjitha forcat dhe mjetet, aty ku qytetarët janë mbuluar nga uji dhe balta, ku koha nuk pret asnjë minute për te shmangur fatkeqësi te tjera. Duke risjellë në vëmendje viktimën e parë te përmbytjeve ne Vlore, Basha u shpreh ngushëllimet familjareve të tij.