Kuqezinjtë përballen me Armeninë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te paktën 4 janë ndryshimet, me te cilat Shqipëria do te zbresë sot ne orën 18 ne stadiumin Republikan te Jerevanit ne krahasim me ndeshjen me Serbinë. Ajeti do te zëvendësoje Gjimshitin ne qendër te mbrojtjes, nga krahët do te ushtrojnë presion Gashi dhe Roshi, ndërkohe qe ne sulm do te tentoje Cikalleshi te shënoje ne vend te Bales. De Biasi nuk ka çfarë te humbëse dhe ketë e tregon ne rreshtimin e lojtareve ne fushe. Ndryshimi i Ajetit me Gjimshitin nuk ka te beje me performance te dobët te këtij te fundit, por për shkak te sulmuesve armene qe nuk dallohen për lufte ne ajër, por per përdorim mjaft te mire te topit. Ndryshimet ne krahë kushtëzohen nga kartonët e Agollit te s?kualifikuar dhe dëmtimi i Liles çka sjell tërheqjen e Lenjanit mbrapa ne vijën e mbrojtjes dhe para tij do te luaje Gashi, teksa ne krahun tjetër është Roshi qe i ze vendin Liles. Edhe ne rastin e Lenjanit De Biasi ka qene i pavendosur fillimisht, pasi edhe Naser Aliji ishte një opsion i mundshëm, por ne fund ka fituar futbollistit i Nantes. Një dileme te vetme ka ne mesfushe, ku Abrashi mund t?i zëre vendin Memushajt ne krah te Migjen Bashes qe duket se edhe ketë here ja ka dale me qetësinë dhe sigurinë e tij te jete i pazevendesueshem ne formacionin baze. Elseid Hysaj dhe Cana kompletojnë mbrojtjen para Berishës, ndërsa Taulant Xhaka do te jete ne rolin e tij ne mesin e fushës. Kombëtarja ne stërvitjen e fundit te zhvilluar ne fushën e stadiumit, ku edhe do te luhet ndeshja ka provuar pikërisht kete variant, ku Cikalleshi i ka zëne vendin Bekim Balajt.