http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për një kohë të gjatë përdoruesit e facebookut e kanë kërkuar nga drejtuesit e rrjetit social opsionin ?nuk pëlqej?. Një buton i tillë tashmë është bërë i mundur nga kjo platformë, por jo në formatin e saj tradicional. Facebook ka prezantuar gjashte emocione te reja. Themeluesi i rrjetit më të madh social, Mark Zuckerberg, ka njoftuar testimin e këtij opsioni të pagëzuar me emrin ?reagimet ne facebook?. Ato janë renditur përkrah butonit ?like? dhe janë emocione që shprehin zemërim, dashuri, të qeshura dhe inat. Zuckerber ka shpjeguar dhe arsyet se përse facebook nuk vendos dhe opsionin ?nuk pëlqej?. Sipas tij një buton i tillë përcjell dhe nxit negativitiet dhe nuk është ky qëllimi i rrjetit social. ?Reagimet e reja ne facebook pritet te shfaqen ne profilin e përdoruesve ne ditët ne vijim.