http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pa u shuar ende jehona e skandalit te përgjimeve ne Maqedoni, disa nga pjesëmarrësit në bisedime mes palëve politike në Klubin e Deputetëve në Shkup kane dyshime se ambientet ku apo po mbahen, përgjohen nga partia ne pushtet. Burime brenda negociatave i thane televizionit Alsat se edhe ndërmjetësi i Komisionit Evropian Piter Vanhautte ka reaguar ashpër, duke fajësuar përfaqësuesit e VMRO-DPMNE për regjistrimin e paligjshëm të bisedave. Ndonëse Vanhautte nuk e komentoi këtë çështje, pjesëmarrësit nuk e mohuan përplasjen e tij me përfaqësuesit e pushtetit. Dyshimet linden pasi telefonat celularë të pjesëmarrësve në bisedime nuk funksionuan per disa dite për shkak të problemeve me rrjetin, çka pengoi koordinimin e negociatorëve me krerët e partive të tyre për rrjedhën e bisedimeve. Disa biseda te tyre jane zhvilluar ne këmbë përgjatë kopshtit të Klubit të Deputetëve. Ndërkaq, palët nuk kane arritur ende nje marrëveshje per Kodin Zgjedhor, qe Vanhautte po e prezanton gjate takimeve.