http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Europa vijon përpjekjet për strehimin e emigrantëve, fluksi i të cilëve është më i larti që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria dhe Kosova shprehin angazhimin per t?iu përgjigjur kesaj krize. Ne ministerialin e BE-se kushtuar kësaj çështjeje, ku merrnin pjese edhe ministrat e Jashtëm te Ballkanit Perëndimor, shefi i diplomacisë kosovare Hashim Thaçi deklaroi gatishmërinë e Prishtinës për të pritur 500 emigrante. Ne konferencën e Luksemburgut, Thaçi tha se Kosova e di mjaft mirë se çdo të thotë të jesh refugjat dhe se shteti i tij kërkon të shprehe solidaritetin me ta.Ndërsa ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se Shqipëria ka përgatitur një plan emergjence, duke vlerësuar kapacitetet ekzistuese, si dhe nevojat në rast se do te preket nga ky fenomen. Ai solli ne vëmendje eksodin kosovar në fund të viteve 90, kur ne Shqipëri u strehuan mijëra refugjatë nga Kosova, duke theksuar nevojën për të trajtuar se bashku këtë krize te re.Ministrat miratuan ne unanimitet nje deklaratë, ku shprehen vullnetin e vendeve të be-së, Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Libanit dhe Jordanisë për përballimin e situatës.