http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse mbrojtësi i tij ligjor kërkoi që çështja të trajtohet si e veçantë, për Gjykatën e Tiranës Ballist Morina nuk është i tillë dhe për armëmbajtjen pa leje duhet të rrijë në burg. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje për tre të arrestuarit e tjerë për moskallëzim krimi. Ismail Morina i njohur nga të gjithë si Ballist Morina u arrestua disa ditë më parë, pasi në makinën ku udhëtonte me tre të rinjtë iu gjetën dy pistoleta. Sipas avokatit të tij, Morina mbante armën për shkak se ndihej i kërcënuar pas ngjarjeve të 14 tetorit, ku ngriti dronin në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri. Gjatë seancës së masës së sigurimit, Morina mësohet të ketë thënë se në rast të mbajtjes së tij në qeli nuk do të fitojë askush ndërsa kërkoi mirëkuptimin e gjykatës dhe lirimin. Arrestimi ndodhi vetëm një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe gjate kontrollit Morina kishte me vete edhe 36 bileta të ndeshjes, e cila u luajt ne ?Elbasan Arena?.