“Venecia” shqyrton reformën për drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecias ka nisur shqyrtimin e paketës ligjore, reformën në sistemin e drejtësisë shqiptare. Drafti i ndryshimeve kushtetuese dhe opinioni i Partisë Demokratike, mësohet se është në duart e ekspertëve ligjorë të një niveli të lartë ndërkombëtarë. E gjithë kjo procedurë pritet dhe të përfundojë nga ekspertët e Komisionit të Venecias. Më pas opinioni i tyre të mbërrijë në Tiranë rreth mesit të muajit nëntor. Gjithçka do të jetë një analizë ligjore dhe këshillim mbi ndryshimet kushtetuese të propozuara, pasi Komisioni i Venecias nuk ka fuqi vendimmarrëse. Pas mbërritjes së opinionit të Komisionit, parlamenti do të nisë punën për hartimin e projektligjeve përkatëse. Ketë e ka lajmëruar me herët ne studion e emisionit ?7 pa 5? ne Vizion Plus edhe kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Procedura për ndryshime të tilla kushtetuese janë të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Neni 77 sanksionon se propozimet ligjore shqyrtohen në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin jo më parë se dy javë nga data e depozitimit. Në përfundim të shqyrtimit, thuhet në Rregulloren e Kuvendit, mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin, i paraqet seancës plenare raportin përkatës të hartuar nga relatorët, i cili përmban edhe mendimin e pakicës, kur ka të tillë. Rregullorja saktëson se seanca plenare për miratimin e amendamenteve kushtetuese thirret jo më parë se dy javë dhe jo më vonë se tre javë nga paraqitja e raportit. Nëse behet një përllogaritje të periudhës kur pritet të mbërrijë opinioni i Komisionit të Venecias dhe afateve të përcaktuara në Rregullore, pritet që ndryshimet kushtetuese që lidhen me sistemin e drejtësisë të shkojnë në Parlament për votim rreth fundit të muajit Dhjetor.

Free Traffic Exchange