BE diskuton masat për menaxhimin e kufijve të jashtëm - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-01 0

Ashtu siç pritej, përpara mbajtjes në Luksemburg të konferencës së posaçme mbi korridorin ballkanik, sikundër konsiderohet rruga e refugjatëve që vijnë nga Siria e vendet fqinje drejt Europës, ministrat e Brendshëm të Unionit diskutuan për menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së në të ardhmen dhe miratuan qasjen e re për politikën e kthimit të të gjithë shtetasve të vendeve të treta, të cilëve u është refuzuar qëndrimi në shtetet e BE-së.